Nga dita e nesërme e deri më 18 qershor trupat e KFOR-it në Kosovë do të zhvillojnë një stërvitje masive për të treguar se janë në gjëndje të reagojnë në cdo situatë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave krerët e KFOR do të menaxhojnë disa “grupe beteje”, të cilat do të simulojnë situata të cënimit të sigurisë.

Sipas burimeve, stërvitja në fjalë është pjesë e një cikli të stërvitjeve rutinë, për të rikonfirmuar kapacitetet e trupave ndërkombëtare.

Burime nga selia e KFOR-it tregojnë se ajo nuk është një kundërpërgjigje ndaj ndonjë situate konkrete që pritet të ndodhë në Kosovë.

Top Channel