Indi, 66 vjeçarja lind trinjakë
15/06/2010 16:00
Bhateri Devi, 66 vjeç, ka lindur trinjakë duke u bërë gruaja më e moshuar që ka lindur tre fëmijë.
Të vegjlit që në momentin e lindjes peshonin rreth 1 kilogram, gjenden ende të shtruar në spitalin e Rohtak, ndërsa mamaja, që në 44 vjet martesë nuk kishte pasur fëmijë, e ka rimarrë veten.
Ngjarja e pazakontë është realizuar në qendrën e fertilitetit kombëtar me një teknik të avancuar të fekondimit në vitro.
Top Channel