Organizata Human Rights Watch i ka bërë thirrje misionit EULEX që të hetojë operacionin e Policisë së Kosovës që coi në arrestimin e liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

Sipas organizatës që mbron të drejtat e njeriut, gjatë këtij operacioni agjentët e policisë kanë përdorur “forcë të tepruar”.

“Pamjet e këtij operacioni, të transmetuara në televizione, e bëjnë atë shumë shqetësues”, ka deklaruar Human Rights Watch.

Albin Kurti u arrestua ditën e shtunë, gjatë një konference për shtyp, ku do njoftonte kthimin e lëvizjes “Vetëvendosje” në parti politike.

Ditën e djeshme ai u dënua me 10 muaj burg nga gjykata e Prishtinës për kryerjen e veprës penale të “pengimit të punës së zyrtarëve të lartë”, por u la i lirë pasi trupi gjykues i njohu paraburgimin.

Top Channel