Gjykata Kushtetuese e Austrisë ka refuzuar kërkesën për azil të bërë nga familja shqiptare nga Kosova, Zogaj, pavarësisht integrimit të saj në jetën shoqërore austriake.

Cështja në fjalë bëri bujë në shtetin austriak, pasi për të u prononcua edhe vetë presidenti i Austrisë, i cili kishte shprehur mbështetjen e tij për këtë familje.

Por Gjykata Kushtetuese vendosi kundër kërkesës së familjes dhe pro dëbimit të saj, pasi kishte hyrë në mënyrë ilegale në Austri në vitin 2002.

“Ata që nuk largohen vetë do të dëbohen nga policia”, ka deklaruar ministrja austriake Maria Fekter, pas vendimit të gjykatës.

Cështja e familjes Zogaj u bë e njohur pasi një nga vajzat e saj, Arigona, në vitin 2007 u zhduk për dy javë pas dëbimit të babait dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Top Channel