Përfaqësuesi i diplomacisë greke, Dimitris Drucas ka deklaruar se Bashkimi Evropian mbështet qëndrimin e Athinës në kontestin e emrit me Shkupin.

Deklaratën e tij Drucas e bëri pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE, që u zhvillua në Luksemburg.

Sipas mediave greke, Drucas përsëriti qëndrimin e Greqisë për një emër me përcaktim gjeografik dhe për përdorim të përgjithshëm.

“Greqia shprehu gatishmërinë e saj për gjetjen e një zgjidhjeje dhe partnerët tane e kuptojnë këtë qëndrim të Athinës zyrtare”, ka deklaruar Drucas.

Top Channel