Në 2 vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetuës së Kosovës, partia opozitare AAK ka akuzuar qeverinë Thaci se po shkel për interesat e saj dokumentin themeltar të shtetit.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani ka deklaruar se Kosova po përballet me gjëndjen më të rëndë që nga fillimi i luftës.

“Qytetarët e Kosovës po ballafaqohen me rrezikun që vjen nga vetë institucionet shtetërore, për shkak të nivelit të lartë të krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit”, ka deklaruar Ramadani.

Sipas tij, një fakt që dëshmon këtë situatë është raporti i Departamentit amerikan të Shtetit mbi trafikun e qënieve njerëzore.

“Rreziku për popullin e Kosovës vjen nga vetë qeveria, e cila po varfëron vendin dhe po u merr kafshatën nga goja kosovarëve”, ka shtuar Ramadani.

Top Channel