Kosova është vend burimi, tranziti dhe destinacioni i viktimave të trafikut të qënieve njerëzore.

Është ky vlerësimi që Departamenti amerikan i Shtetit bën për shtetin e ri të Ballkanit, në raportin e publikuar sot.

“Kosova është vend burimi dhe destinacioni i femrave dhe fëmijëve që shfrytëzohen për qëllime prostitucioni dhe për të kërkuar lëmoshë në rrugë”, thotë raporti.

Sipas dokumentit, shumica e femrave që shfrytëzohen për prostitucion janë kryesisht nga Moldavia, Shqipëria, Bullgaria dhe Serbia.

Ndërsa përsa u përket fëmijëve, DASH vlerëson se janë rreth 300 fëmijë, kryesisht nga komuniteti rom, të cilët detyrohen me dhunë të dalin në rrugë dhe të kërkojnë lëmoshë.

Top Channel