Prishtinë, lirohet Albin Kurti
14/06/2010 20:35
Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti është liruar pak minuta më parë nga gjëndja e burgimit.
Sipas informacioneve të fundit, Kurti është liruar pasi sipas gjykatës ai e ka kryer dënimin gjatë periudhës që ka qenë në paraburgim.
Albin Kurti u arrestua ditën e shtunë nga Policia e Kosovës, teksa mbante një konferencë për shtyp në selinë e “Vetëvendosjes”.
Kurti ishte dënuar me 10 muaj burg nga gjykata e Prishtinës për kryerjen e veprës penale të “pengimit të punës së zyrtarëve të lartë”.
Top Channel