Në Gjykatën e Qarkut ne Prishtine rifilloi sot gjykimi ndaj liderit te “Vetevendosjes”, Albin Kurti ndryshe nga sa ishte parashikuar seanca nisi sot dhe jo me 21 qershor.

Nga tri aktakuza me të cilat ngarkohej, Albin Kurtit, liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, tashmë i ka mbetur vetëm një. Në seancën e sotme gjyqësore, trupi gjykues e ka liruar Kurtin edhe nga akuza e dytë, ajo për “Tentim për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”.

Kurti është duke u gjykuar pa praninë e avokatit të tij mbrojtës, për shkak se ai nuk ka pranuar asnjë prej tyre. Përveç kësaj, ndryshe nga seancat e tjera, kur nuk i është mundësuar të lexojë fjalimin tij, në seancën e sotme, trupi gjykues ia ka mundësuar Kurtit të flasë. Në fjalimin e tij të gjatë, të cilin e ka shpërndarë para pak çasteve Lëvizja “Vetëvendosje”, Kurti ka deklaruar edhe një herë se nuk e njeh EULEX-in dhe procesin gjyqësor të filluar nga ky mision.

“Mua nuk mund të më ofrohet një gjykim i drejtë brenda këtij sistemi. Veprimtaria ime është në kundërshti të drejtpërdrejtë me interesat e EULEX-it për të siguruar pushtetin e vet”, citohet të ketë thënë Kurti.

Top Channel