Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se procesi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë është politizuar shumë, megjithëse ka pranuar se gjatë viteve të kaluara ka pasur shumë pak veprime konkrete.

“Procesi i luftës kundër dukurive negative, siç është krimi i organizuar dhe korrupsioni, është politizuar shumë, ndërsa gjatë gjithë këtyre viteve është vepruar tepër pak. Mendoj se lufta, propaganda, duke i shfrytëzuar edhe mjetet e informimit konsideroj se ka krijuar një perceptim të gabueshëm në përgjithësi”, ka thënë kryekuvendari në një intervistë për BBC-në.

Ai tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është reformuar dhe cilësoi atë si të korruptuar, prandaj sipas tij ky sistem e ka të vështirë të vihet në krye të luftës kundër dukurive negative.

Top Channel