Zyrtarët më të lartë të Kosovës u kërkuan udhëheqësve të misionit ndërkombëtar në Prishtinë që Kosova të nisë të bëjë hapin e madh, atë të vetëqeverisjes.

“Përderisa institucionet tona fillojnë të përmirësohen, ne presim të shohim tranzicionin e misionit EULEX”, ka deklaruar presidenti Fatmir Sejdiu, në një drekë me përfaqësuesit e Grupit Ndërkombëtar Drejtues, të cilët ndodhen për një vizitë në Prishtinë.

Edhe kryeministri Hashim Thaci tha se, duhet të shikojmë fillimin e procesit të transformimit të EULEX-it në një mision ndihmës.

Ndërsa shefi i ICO-së, Piter Feith ka deklaruar se mbikëqyrja e pavarësisë do të fillojë të largohet atëherë kur do të shihen rezultatet e para të zbatimit të paketës së Ahtisarit.

“GND e sheh pavarësinë si të pakthyeshme. Ne do ta cojmë para planin e Ahtisarit, në vecanti pjesën e decentralizimit. Kur pakoja të plotësohet do të shihni se si do të pakësohet mbikëqyrja”, ka deklaruar Feith.

Top Channel