Grupi Ndërkombëtar Drejtues i ka dhënë mbështetje komunës së re të Graçanicës, dhe procesit të decentralizimit në tërësi.

Anëtarë të këtij grupi, të cilët po zhvillojnë takime në Kosovë, kanë qëndruar mëngjesin e sotëm në Graçanicë, e cila u shndërrua në komunë në bazë të planit Ahtisaari.

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, sipas Telegraf, ka thënë se anëtarët e GND-se janë të përkushtuar për suksesin e komunës së re dhe për procesin e decentralizimit.

Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati ka kërkuar mbështetjen e Grupit Ndërkombëtar Drejtues, për zbatimin e decentralizimit edhe në pjesën veriore të Kosovës. Ai tha se model për sukses të këtij procesi është Graçanica dhe dy komunat e tjera, Ranillugu dhe Kllokoti.

Top Channel