Dy vrasje brenda natës në Kosovë, një person vritet me armë zjarri në Prishtinë, tjetri me thikë në Mitrovicë
Dy anëtarët shqiptarë të komisionit të hartimit të variantit të ri të enciklopedisë së Maqedonisë mund të japin dorëheqjen pasi kërkesat e tyre shpërfillen.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë një prej dy akademikëve, Ramiz Abdyli, i cili ka theksuar se komisioni vazhdon t’i referohet enciklopedisë së vjetër.
“Aty ende zot i akademisë është kryeredaktori i enciklopedisë së vjetër. Ai shkoi në Ukrainë dhe loboi për këtë enciklopedi, ndërkohë që ne kemi kërkuar që ajo të ndalohet”, ka deklaruar Abdyli.
Ndërkohë, historiani shqiptar Beqir Meta, i cili ndodhet këto ditë në Maqedoni, ka deklaruar se kundërpërgjigjia më e mirë ndaj enciklopedisë maqedonase është përpilimi i një enciklopedie mbarëshqiptare.
“Një nga mënyrat më të mira do të ishte enciklopedia mbarëshqiptare. Mendoj se mungesa e saj është një boshllëk i madh”, ka deklaruar Meta.
Top Channel