Departamenti amerikan i Shtetit ka dhënë një vlerësim tepër negativ për Maqedoninë në raportin e hartuar për trafikun e qënieve njerëzore.

Sipas raportit të publikuar sot, Maqedonia është një vend burim, tranzit dhe destinacion për femra dhe fëmijë të trafikuar, të cilët detyrohen të ushtrojnë prostitucionin ose të lypin në rrugët e qyteteve.

Në pjesën kushtuar Maqedonisë në raport, e cila ka qenë e ngjashme me atë të vendeve të tjera të rajonit, thuhet më tej se femrat që shfrytëzohen për qëllime prostitucioni vijnë kryesisht nga Bullgaria, Kosova dhe vende të tjera të Evropës lindore.

Top Channel