Gracanicë, banorët vuajnë për ujë të pijshëm

13/06/2010 13:05

Banorët serbë dhe shqiptarë të lagjes Badovcë por edhe te disa fshatrave te tjera të Gracanicës nuk po i gëzohen aspak rritjes së temperaturave.

Për më shumë se katër ditë banorët e kësaj zone kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Në mungesë të ujit ata po detyrohen të gjejnë alternativa të ndryshme për të mbushur rezervuaret shtëpiakë.

“Ka tri ditë që nuk kemi ujë të pijshëm. Është e turpshme në temperatura deri në 35 gradë celsius te mos kesh ujë të pijshëm  Kjo është e tmerrshme. Sipas informatave që ne keni ka pasur një defekt me. Nuk e di se si do e përballojmë këtë situate pa ujë”, shprehet Budimir Ivic, banor i lagjes Badovce ne Gracanice.

Ndërkohë, zyrtarët e ujësjellësit të Prishtinës bëjnë apel për moskeqpërdorim të ujit të pijshëm. Ata thonë se të gjitha këto lagje të Gracanicës që kanë mbetur pa ujë, pasi prej 10 vitesh nuk e kanë paguar. Zyrtarët e Ujësjellësit njoftojnë të gjithë qytetarët se në muajt në vijim do të ketë reduktime të ujit. Sipas tyre, kapacitetet aktuale nuk ofrojnë mundësi që të këtë furnizim me ujë 24 orë në ditë.

Top Channel