Qytetarët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, prej ditës së sotme do të mund të udhëtojnë pa viza në Serbi.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë serbe, sipas të cilave qytetarët evropianë mund të hynë në vendin ballkanas vetëm me pasaporta dhe mund të qëndrojnë atje 90 ditë.

Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka saktësuar se rregulli në fjalë vlen edhe për qytetarët e Zvicrës, Norvegjisë dhe Islandës, të cilat janë jashtë bllokut të 27 vendeve.

Top Channel