Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nuk do ta ftojë homologun serb Boris Tadic, në samitin e liderëve të vendeve të rajonit që do të mbahet në fund të muajit në Prizren.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i presidencës kosovare, Xhavit Beqiri, i cili ka saktësuar se në samit do të marrin pjesë presidenti shqiptar Bamir Topi, ai maqedonas Gjorgje Ivanov dhe ai malazez Filip Vujanovic.

“Takimi do të konfirmojë marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin jo vetëm në nivel të presidentëve, por edhe në nivele të tjera”, ka deklaruar zëdhënësi

Top Channel