Policia e Kosovës arrestoi drejtuesin e lëvizjes “Vetvendosja” në Prishtinë. Albin Kurti ishte shpallur në kërkim dhe gjykata është duke zhvilluar një proçes ndaj tij për sulmin ndaj zyrave të UNMIK-ut gjatë një proteste të aktivistëve të kësaj lëvizjeje. (UPDATE)

Gjatë operacionit, policia u përplas me aktivistët në zyrat e lëvizjes ku Albin Kurti kishte mbajtur një konferencë për shtyp.

Kurti akuzohet “për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale” dhe për “pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare”.

Policia e Kosovës është detyruar të hedhë edhe gaz lotsjellës pasi aktivistët e lëvizjes kanë tentuar prapë ta pengojnë arrestimin e Kurtit.

Një ekip forcash policore që mbërritën me disa furgona, u futën brenda të selisë së “Vetvendosjes” dhe arrestuan liderin e saj.

Ka patur reagime të ashpra nga aktivisët përtej kordonit të policisë, të cilët shpuan gomat e disa furgonëve, akt që e detyroi policinë të hedhë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Top Channel