Dy anëtarët e Klanit të Zemunit Kaliniç dhe Simoviç të cilët kanë qenë personat që më së gjati i janë fshehur policisë janë zënë për shkak të xhelozisë.

Policia ka theksuar se ka qenë bashkëshortja e Simoviç që ka qenë në lidhje me të gjykuarin Kaliniç dhe ka shkuar shpesh për ta parë dhe dërguar para.

Kjo ka çuar deri tek prishja e marrëdhënieve mes kolegëve dhe Simoviç ka shkuar në Zagreb për të vrarë Kaliniçin.

Policia ka arritur të futet në gjurmët e tyre për shkak të kësaj lidhjeje dashurie të çuditshme.

Dy të akuzuarit në arrati janë takuar shpesh dhe kanë qendruar në zonat e Zagrebit.

Policia kroate ka bërë të ditur se këta persona kanë marrë pjesë edhe në vrasje në vendet e BE-së, ndërkohë policia është duke kërkuar edhe persona të tjerë që i kanë ndihmuar ata të fshihen në arrati prej 7 vjetësh.

Top Channel