Shefi i delegacionit të BE-së në Beograd, Vincent Degert ka deklaruar se është ende herët për të shtruar pyetjen, nëse Serbia duhet të njohë Kosovën para se të anëtarësohet në BE.

Degert ka theksuar se më parë duhet pritur vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës dhe më pas të shqyrtohet kjo cështje.

“Kjo është një pyetje e parakohshme, ashtu sikurse do të ishte përgjigjia e saj. Aktualisht kemi një proces juridik që po zhvillohet në GJND. Më parë duhet pritur vendimi i saj dhe pastaj të shohim se c’do të bëhet”, ka pohuar Degert.

Ai ka rikonfirmuar qëndrimin e Brukselit se, Kosova dhe afrimi i Serbisë në BE janë dy cështje të ndara.

Top Channel