Para arrestimit të tij, Albin Kurti bëri publik shndërrimin e “Vetvendosje”-s nga një lëvizje shoqërore në një lëvizje politike.

Drejtuesi i saj njoftoi se tashmë “Vetvendosje” do të shndërrohet në parti dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

“Kemi vendosur në parim për pjesëmarrje në zgjedhje. Lëvizja ‘Vetvendosje’ është lëvizje politike dhe ajo qendron në krahë të partive të tjera politike në Kosovë. Besoj se lëvizja jonë ka përkrahje masive kudo në Kosovë”, është shprehur Kurti.

Top Channel