Kryeministri kosovar Hashim Thaci, në mbledhjen e kabinetit të tij është shprehur optimist se Kosova do të ketë njohje të reja.

“Pavarësisht opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për Kosovën do të ketë njohje të reja dhe do të hapet kapitulli i ri i integrimeve”, ka deklaruar Thaci.

Thaci ka folur edhe për prioritete të tjera të qeverisë së tij, duke e vënë theksin tek privatizimi i PTK-së, ndërtimi i tec-it “Kosova e Re” dhe procesi i shpërndarjes së KEK-ut.

Sipas tij, nisja e punimeve për autostradën Vërmicë-Merdare dhe dhënia me koncesion e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës janë dy suksese të qeverisë.

Top Channel