Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu e ka cilësuar 12 qershorin si ditën kur iu dha fund shtypjes së popullit të Kosovës.

Në një ceremoni të organizuar me rastin e kësaj dite, kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë për të ndalur spastrimin etnik, Sejdiu është shprehur se tani të gjithë kosovarët i pret një e ardhme më e mirë.

“Edhe në këtë përvjetor, ne përulemi para kujtimit për të gjithë ata që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e atdheut”, ka deklaruar Sejdiu.

Më tej, kreu i shtetit kosovar ka falenderuar vendet që ndihmuan Kosovën në ditët më të vështira të saj, në vecanti Shtetet e Bashkuara dhe vendet e BE.

Top Channel