11 vjet më parë Kosovën e ndante 1 ditë nga clirimi. Më 11 qershor të vitit 1999, forcat e NATO-s hynë në Prishtinë duke larguar policinë dhe ushtrinë serbe.

Ndërsa në mëngjesin e 12 qershorit, në Prishtinë mbërritën edhe trupat britanike pas atyre ruse.

Prishtina sot përkujtoi me festime ndërhyrjen e NATO-s. Banda e bashkisë së Tiranës marshoi në rrugët e kryeqytetit kosovar.

Ndërsa kryetari i bashkisë, Isa mustafa, në një ceremoni të zhvilluar me këtë rast, falenderoi ata që humbën jetën për të cliruar Kosovën.

“Kjo ditë na kujton mijëra dëshmorë e viktima, që nën regjimin serb humbën jetën në tentative për të liruar Kosovën”, deklaroi Mustafa.

Për Prishtinën është shkruar edhe një këngë, që u këndua gjatë ceremonisë nga katër humoristë të njohur kosovarë.

Top Channel