Kryeministri grek i ka quajtuar “të pakuptimta dhe të paarsyeshme” zërat për një dalje të mundshme të Greqisë nga eurozona.

“Ajo që kërkojmë ne është resopekti i duhur dhe qetesi për të kryer punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Zërat për një largim nga eurozona janë të rrezikshëm dhe minojnë përpjekjet tona të sinqerta për të sjellë ndryshime në vendin tonë”, deklaroi Papandreu.

Deklarata e kryeministrit grek ka ardhur zërave për dalje të Athinës nga eurozona, pas krizës së thellë ekonomike që ka detyruar kabinetin e Papandreut të ndërmarrë masa drastike për të zbutur defiçitin financiar.

Top Channel