Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka kritikuar ashpër politikën e Beogradit ndaj Kosovës.

Në një intervistë për websiten “euractiv.de”,cituar nga Telegraf, Pack ka deklaruar se “serbët po ideojnë me idenë e ndarjes së Mitrovicës”.

Sipas saj, Serbia synim kryesor ka territorin dhe jo mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, siç theksojnë politikanët e Beogradit. Pack tha se objektet e trashëgimisë kulturore serbe gjenden përtej lumit Ibër dhe jo në veri të Kosovës.

Top Channel