Një grup i organizatave joqeveritare i ka dërguar të premten një letër presidentit të vendit, Fatmir Sejdiu, të cilit i bëhet thirrje që mos ta nënshkruajë ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve.

Në letër theksohet se këto organizata të shoqërisë civile mbështesim iniciativën për të rregulluar me ligj statusin dhe të drejtat e deputetëve si zyrtarë publik të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët, por ato konsiderojmë se neni 22.1 i Ligjit në fjalë dëmton interesat e taksapaguesve kosovarë.

“Kërkojmë nga ju si President i Shtetit, që duke u bazuar në kompetencat që u jep Neni 84.6 i Kushtetutës dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara në nenin 61 të Rregullores së Punës së Kuvendit, të riktheni projektligjin për shqyrtim në Kuvend dhe ta kundërshtoni nenin 22.1 sipas të cilit: “Deputeti, pas përfundimit të mandatit, ka të drejtë për pension suplementar, nëse detyrën e deputetit në një mandat e ka ushtruar më gjatë se sa gjysma e kohëzgjatjes së mandatit të përcaktuar me ligj dhe e ka mbushur moshën 50 vjeçe”, thuhet në letër.

Top Channel