Ndërmjetësi i OKB-së për cështjen e emrit, Metju Nimic po zhvillon larg vëmendjes së mediave negociata për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, të cilat i referohen zëdhënësit të Kombeve të Bashkuara, Ari Gaintanis.

Sipas burimit, Nimic është në kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, por për momentin nuk mund të publikohen detajet e bisedimeve.

Gaintanis ka shtuar më tej se një takim formal mes palëve do të caktohet nga Nimic në momentin e duhur.

Top Channel