44 anëtarë të Policisë së Kosovës kanë rezultuar se kanë hyrë në radhët e uniformave blu me diploma të falsifikuara.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, agjentët në fjalë kanë pasur edhe poste të rëndësishme në strukturat e PK.

Sipas burimeve, ata u zbuluan nga departamenti i punëve të brendshme dhe disa prej tyre janë larguar tashmë nga radhët e policisë.

Burimet shtojnë më tej se disa nga këta agjentë kishin vetëm arsim fillor, ndërsa të tjerë kishin falsifikuar edhe dëftesat e shkollës së mesme.

Top Channel