Parlamenti gjerman ka miratuar me shumicë votash zgjatjen e misionit të trupave ushtarake gjermane në Kosovë.

Bundestagu miratoi gjithashtu edhe uljen e numrit të ushtarëve me 1 mijë njësi, nga 3500 në 2500 ushtarë.

Aktualisht në Kosovë numri i ushtarëve gjermanë që janë në gjëndje gatishmërie është 1500.

Ndërkohë, NATO do të presë edhe pak para se të zyrtarizojë vendimin për reduktimin e trupave në shtetin e ri.

Top Channel