Gjykata e Hagës ka deklaruar se Serbia ka rritur bashkëpunimin e saj në kërkimet për arrestimin e kriminelëve të luftës.

“Ka disa përmirësime në efikasitetin dhe profesionalizmin me të cilat autoritetet serbe po udhëheqin kërkimet për kapjen e të arratisurve”, ka deklaruar kryeprokurori Serge Brammertz.

Por vëmendja mbetet tek kapja e gjeneralit Ratko Mlladic, i akuzuar për genocid në masakrën e Srebrenicës dhe për rrethimin 43 mujor të Sarajevës.

Top Channel