Gjyqtari që përfaqëson SHBA në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku po shqyrtohet legjitimiteti i pavarësisë së Kosovës, ka dhënë dorëheqjen.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat i referohen zëdhënësit të GJND-së, Andrey Poskakukhin.

Sipas këtij të fundit, gjyqtari Thomas Buergenthal e ka dhënë dorëheqjen për motive personale.

Buergenthal do të largohet nga GJND më 6 shtator të këtij vitit, ndërkohë që mandati i tij mbaronte më 5 shkurt të 2015-ës.

Zëdhënësi Poskakukhin ka shtuar më tej se Organizata e Kombeve të Bashkuara do të zgjedhë zëvendësuesin e gjyqtarit më 9 shtator.

Top Channel