Kuvendi i Kosovës sërisht nuk ka mundur të ratifikojë marrëveshjen për kredin 20 milionë euro të Bankës Botërore.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi tha se ky është sinjali më i keq që Kosova iu jep donatorëve.

“Me këtë marrëveshje ne pretendojmë të rrisim kapaciteteve tona në disa fusha”, është shprehur Kuçi.

Kjo është kredia e dytë që Kosova do të merrte nga Banka Botërore, kredia e para u nënshkrua nga qeveria në mars të këtij viti.

Top Channel