Colin Farrell: Videoja e nxehtë po më torturon

11/06/2010 16:45

Videoja është xhiruar rreth 5 vjet më parë por ende vazhdon ta kushtëzojë jetën e aktorit Colin Farrell.

Ditët e shkuara, një kopje e videos së nxehtë që Farrell ka xhiruar me modelen Nicole Narain iu dërgua prindërve të bashkëshortes së tij aktuale, Alicja Bachleda-Curus.

Sipas aktorit hollivudian, këto kanë qënë momente vërtëtë të vështira. “Ishtë një moment i vështirë sepse ata janë një familje tradicionale”, rrëfen aktori 34 vjecar. Farrell dhe Alicja kanë një djalë të quajtur Henry të lindur në vitin 2009.

Ndërkohë, modelja Nicole shprehet se nuk dinte asgjë për ekzistencën e kësaj videoje. Në kohën kur doli, aktori bëri gjithcka për ta hequr nga interneti, por nuk ia arriti.

“Kur Nicole më tha të filmoheshim kur benim seks, m’u duk një ide e mirë. Sigurisht që ishte një ide e mirë për dilë që kishte pirë shumë alkool”, shprehet Colin.

Top Channel