Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, ka deklaruar se vendi i tij do të heqë dorë nga marrëveshja prej 1 miliard dollarësh, për të sjellë gazin rus në Greqi.

Duke folur pas një takimi me ambasadorët e BE-së në Sofje, Borisov ka theksuar se vendimi është bazuar tek shqetësimet rreth mjedisit.

Rusia, Bullgaria dhe Greqia ranë dakord në vitin 2007 për ndërtimin e gazsjellësit nga porti Burgas i Detit të Zi në Bullgari, deri në Alexandropolis, në Mesdheun lindor.

Zyra e shtypit e qeverisë bullgare, përmes një njoftimi, tha se Bullgaria për momentin nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim zyrtar për përfundimin e pjesëmarrjes në këtë projekt.

Top Channel