Kryeministri kosovar Hashim Thaci e ka vlerësuar situatën e sigurisë në Kosovë si të qetë dhe i ka cilësuar incidentet e ndodhura së fundmi si ngjarje të izoluara.

Sipas Thacit, incidentet e regjistruara në Istog, sulmi me granata dore në Zubin Potok, hedhja në erë e antenave të telefonisë dhe kërcënimi ndaj trupave daneze të KFOR-it nuk përbëjnë një rrezik serioz për situatën.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Thaci ka folur edhe për zgjedhjet serbe në veri të vendit, aktivitet të cilin e ka cilësuar si tentativë të Beogradit për të destabilizuar Kosovën.

“Beogradi vazhdon të përpiqet të instrumentalizojë qytetarët serbë të Kosovës, me qëllim destabilizimin e situatës. Por pjesëmarrja e ulët e serbëve në zgjedhje tregon gatishmërinë e tyre për t’u integruar në institucionet e Kosovës”, ka deklaruar Thaci.

Top Channel