Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka kërkuar sot në Kuvend, që cështja e korrupsionit të mos politizohet.

Gjatë fjalimit të tij, Thaci ka theksuar se ka qenë qeveria e tij ajo që ka nisur luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Qeveria që udhëheq unë ka thyer heshtjen 10 vjecare, ose mbulimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe kjo po shihet në të gjitha nivelet e qeverisë”, ka deklaruar Thaci.

Reagimi i Thacit erdhi pas akuzave të ashpra të bëra nga partitë e opozitës ndaj qeverisë së tij, për përfshirje në afera korruptive.

Top Channel