Shfrytezimi i femijeve, apel për mbrojtjen e tyre

10/06/2010 15:45

Plot 315 femijë janë identifikuar nga zyrtarët e Ministrisë së Punës, si fëmijë që jetojnë dhe punojnë në rrugë.

Jo pak here këta fëmije që sapo lindin i vendosin në rrugë për të lypur, me pas per te punuar, dhe nje pjese e tyre perdoren edhe per shfrytezime seksuale.

Ambasadori hollandez ne Tirane Van Den Dool ne Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës dhe Shfrytëzimit te Femijeve, i bëri apel politikës shqiptare ti japë fund shfrytëzimit të fëmijëve.

“Më duket e papranueshme që në një vend si Shqipëria, anëtare e NATO-s dhe aspiruese për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian ka akoma fëmijë që punojnë e jetojnë në rrugë. Kjo është një thirrje e fuqishme për të gjithë politikanët e këtij vendi që t’i japin fund kësaj situate”, u shpreh Den Dool.

Mesohet se gjate periudhes se veres, femijet dergohen per te lypur ne plazhe por edhe ne Kosove. Perfaqesuesit e shoqatave flasin per shifra shume te larta te femijeve qe shfrytezohen ne rruge. Ne diten Nderkombetare kunder Punes se Femijeve, futbollisti Altin Lala,i ka ftuar femijet e rruges te pranishem ne kete aktivitet, te luajne sebashku me te ne fushe. Ne kete aktivitet perfaqesuesit e Ministrise se Punes, Bashkise dhe Rendit kane apeluar per te ndalur punen e femijeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA