Gjykata e OKB-së për krimet e luftës ka dënuar me burgim të përjetshëm dy serbo-boshnjakë, të cilët u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në masakrën e Srebrenicës.

Vujadin Popovic dhe Ljubisa Beara ishin mes shtatë ish-ushtarakëve dhe policëve me grada të larta që u gjykuan në këtë proces.

Një person i tretë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u dënua me 35 vjet burg për mbështetje në genocid.

Cështja në fjalë është më e madhja që po zhvillohet nga gjykata e Hagës lidhur me krimet e luftës të kryera në Ballkan në vitet 90.

Top Channel