Një tjetër shtetas serb, i akuzuar se ka vrarë kryeministrin Zoran Gjingjic, është arrestuar mëngjesin e sotëm teksa tentonte të kalonte kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave në pranga ka përfunduar Milos Simovic, anëtar i klanit famëkeq të Zemunit.

Sipas burimeve, Simovic është dënuar në mungesë nga një gjykatë serbe me 40 vjet burg, për vrasjen që tronditi botën më 12 mars të vitit 2003.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se personi në fjalë akuzohet edhe se dy ditë më parë ka qëlluar më armë zjarri shtetasin tjetër serb, Sretko Kalinic, anëtar i të njëjtit klan dhe i dënuar po ashtu për vrasjen e Gjingjic.

Top Channel