Gjelic: Integrimi në BE, jo me cdo cmim
10/06/2010 09:20
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjelic ka deklaruar se Serbia nuk do të sakrifikojë Kosovën për t’u anëtarësuar në BE.
“Serbia e dëshiron integrimin, por jo me cdo cmim”, ka theksuar numri dy i qeverisë së Beogradit.
Në rrugën e saj drejt Unionit, Serbia është penguar nga Holanda, e cila kërkon me cdo kusht arrestimin e gjeneralit Ratko Mlladic.
Ndërkohë, ambasadori britanik dhe ai holandez në Beograd kanë deklaruar se integrimi i Serbisë dhe Kosova nuk janë dy cështje të ndara, sic pretendon qeveria serbe.
Top Channel