Femrat e mbuluara: Jemi të diskriminuara

10/06/2010 16:00

Ndonëse  ligji nuk ndalon punësimin e personave që respektojnë ritet fetare të besimit islamik që ka të bëjë me veshjen, femrat të cilat kanë marrë një vendim të tillë ndihen te diskriminuara kur u drejtohen institucioneve të ndryshme për punë.

Mimoza Dani, mësuese e Medresesë thotë se shamia është problem për punësimin, pavarësisht aftësive të vajzave dhe grave.
    
Një shqetesim te tille e ngre dhe drejtori i Medresese ne Tirane ku dhe arsimohen shumica e vajzave te veshura, pasi ka patur raste te perseritura ku nxenese te veshura nuk jane lejuar te ndjekin arsimin e larte ne universitete te vendit.
 
“Në Kushtetutën e Shqipërisë nuk ndalohet veshja më shami për femrën, nuk është e drejtë që të mos pranohen nëpër institucione”, u shpreh Hiqmet Patozi, drejtor i Medresesë.

Ne nje projekt te mbeshtetur nga ambasada amerikane mbi probleme te ndryshme te komunitetit,  nxeneset e klases se dhjete ndryshe nga here te tjera ku kishin diskutuar per alkoolin duhanin e te tjera, këtë radhe kishin perzgjedhur temen ‘Mbulimi i femrave’. Ne kete aktivitet merrte pjese zëvendësambasadorja amerikane Debora Xhons e cila u njoh dhe me rezultatet e ketyre nxenesve ne konkurse nderkombetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA