Enrico Mentana në ‘Top Story’

10/06/2010 16:15

Pak kohe me pare ka mberritur në Tiranë një nga emrat më në ze të gazetarise italiane: Enrico Mentana, i cili ishte i ftuar ne emisionin ‘Top Story’ te gazetarit Sokol Balla, ne transmetim sot ne oren 21.00.

Ai rrefen ne marredhenien e tij me Silvio Berluskonin, presionin qe iu ushtrua, pse ai u detyrua te largohet nga detyra; cila eshte kosto qe sot gazetaret ne Itali, Shqiperi apo kudo gjetke, po i paguajne presionit nga autoritetet por edhe nga pronaret e mediave, edhe nga vete ambienti brenda tyre.

Me deshiren per te njohur kryeqytetin, ne qendrimin e tij dyditor Mentana beri nje shetitje te gjate ne rruget e tij, mes 1001 pyetjesh per të njohur edhe historikun me Tiranes. Pas nje sere takimeve me gazetare te Top Channel, gazetari i njohur italian u prit edhe nga Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe nga Kryetari i Bashkise Edi Rama.

Nje pritje me konfidenciale iu rezervua edhe nga drejtuesit e Top Channel dhe disa prej gazetareve te ketij televizioni.

Enrico Mentana ka nje karriere 30-vjecare ne gazetari, ku nder funksionet e tij ne vite renditen ato te zv/drejtor i TG2, themelues dhe drejtor i TG5, themeleues dhe drejtues i emisionit te thellimit gazetaresk ‘Matrix’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA