Zjarr pranë ambasadës amerikane

09/06/2010 01:40

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një Fast Food në afërsi të ambasadës amerikane në Rrugën e Elbasanit në Tiranë. Flakët shkatërruan pothuajse të gjithë lokalin, rreth orës 1, por fatmirësisht nuk ka të dhëna për dëme në njerëz.

Fast Food-i, i cili ndodhet në katin e parë të pallatit ngjitur ambasadës, ka mbuluar në tym pothuajse të gjithë ndërtesën.

E ndodhur në këtë situatë, policia e rendit, që shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes ka bërë evakuuimin e banorëve të pallatit, për shkak të ndonjë asfiksie të mundshme.

Forca të shumta zjarrëfikse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Policia ende nuk ka të dhëna për shkakun e këtij zjarri, ndërsa është ngritur grupi hetimor për verifikimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel