Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Kosovën si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.

Deklaratën e tij Zhbogar e bëri gjatë një takimi me homologun kosovar Skënder Hyseni, në Prishtinë.

Ndër të tjera, ministri slloven ka vlerësuar se bisedimet teknike mes Prishtinës dhe Beogradit janë në interes të të dyja vendeve.

Ndërsa ministri Hyseni, nga ana e tij, ka deklaruar se Kosova është e gatshme të bisedojë me Serbinë për cështjet teknike, por vetëm si dy shteteve të pavarura.

Hyseni ka theksuar se për cështjen e statusit nuk mund të trajtohet më dhe ka përjashtuar cdo mundësi për ndarjen e Kosovës.

Më tej, gjatë vizitës së tij ministri Zhbogar është takuar edhe me kryeministrin Thaci, si dhe me autoritete të tjera të larta.

Top Channel