Një varr masiv me viktima që dyshohet të jenë të luftës së viteve 1992-95 është zbuluar rastësisht në Bosnje, teksa kryheshin disa punime në infrastrukturë.

Zbulimi daton në muajin maj, por vetëm sot është bërë i ditur nga autoritetet lokale, të cilat kanë saktësuar se varri ndodhet pranë qytezës së Bratunovacit, në Republikën Serbe.

Probabilitetet më të mëdha janë që kufomat t’u përkasin civilëve myslimanë që kanë mbetur viktima të fushatës së spastrimit etnik të kryer nga trupat serbo-boshnjake në territoret lindore të Bosnjes.

Top Channel