Swoboda: Kontesti Serbi-Kosovë shtyn integrimin

09/06/2010 16:40

Eurodeputeti austriak Hannes Swoboda ka deklaruar se Serbia dhe Kosova duhet t’i zgjidhin kontestet mes tyre në mënyrë që të mos shtyhet anëtarësimi i dy vendeve në BE.

Sipas tij, Prishtina dhe Beogradi duhet të përqendrohen më shumë tek cështjet ekonomike dhe sociale sesa tek ato që kanë të bëjnë me pavarësinë.

“Udhëheqësit politikë të Kosovës dhe Serbisë investojnë shumë në përpjekjet diplomatike për cështjen e pavarësisë, në vend që të merren më problemet sociale dhe ekonomike që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve”, ka pohuar Swoboda.

Eurodeputeti ka shtuar më tej se kontesti mes Serbisë dhe Kosovës është sfida më e madhe për të gjithë rajonin dhe ndërkombëtarët.

Top Channel