Shkup, festohet nesër Lidhja e Prizrenit

09/06/2010 17:00

Nesër në Shkup, me rastin e 132 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, do të mbahet një eveniment i posacëm në Muzeun e Lirisë.

Në këtë ceremoni, që organizohet nga disa OJQ dhe institucione kulturore, do të jenë të pranishëm edhe ministrat e Transporteve të Kosovës dhe Shqipërisë, Sokol Olldashi dhe Fatmir Limaj.

Në kuadër të kësaj feste do të mbahet edhe një akademi solemne në Teatrin Shqiptar në Shkup, ku do të mbajë një fjalim kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Top Channel