Analisti i cështjeve ballkanase, Daniel Server ka deklaruar se presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu duhet të ftojë homologun serb Boris Tadic në Prishtinë.

Sipas Server, në këtë mënyrë dy liderët mund të bisedojnë dhe të vendosin bashkëpunimin mes dy vendeve për cështjet teknike.

“Pas takimit të pasojnë bisedimet për mënyrën sesi Prishtina dhe Beogradi kanë ndërmend të përmbushin kërkesat e BE-së për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka pohuar Server.

Ai ka shtuar më tej se Ballkani do të përballet me probleme të tjera në Kosovë dhe Bosnje, nëse SHBA dhe BE nuk i fusin këto dy vende në rrugën e integrimit.

Top Channel