
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu zhvilloi takimin e parë që nga zgjedhjet lokale, me kryetarët e rinj të komunave.
Kreu i shtetit kosovar i uroi kryetarët e komunave për detyrat dhe i siguroi për mbështetjen e plotë dhe të vazhdueshme në realizimin e projekteve që kanë, ndërsa ka kërkuar prej tyre që të jenë aktorë të rëndësishëm në rolin e tyre ligjor dhe kushtetues.
“Sundimi i ligjit dhe zbatimi i tij nuk është vetëm çështje e pushtetit qendror, vetëm e gjyqësorit, e sistemit prokurorial apo edhe e organeve të ndjekjes penale, por është edhe e pushtetit lokal, në krejt nivelet. Sundimi i ligjit nuk lidhet vetëm në një fushë, por lidhet me të gjitha fushat e jetës”, tha Presidenti Sejdiu, duke prezantuar temat që janë diskutuar me kryetarët e komunave, përfshirë çështje nga fusha e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë e çështje të tjera të shtruara nga kryetarët e komunave.Po kështu, presidenti Sejdiu e ka çmuar faktin që në takim kanë marrë pjesë edhe kryetarët e komunave – pilot dhe të komunave të reja.
Top Channel